Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha kanë takuar Komisioneren e Bashkimit Europiaj për Punët e Brendshme Ylva Johansson. Gjatë një konferencë për shtyp me kryenegociatorin për ngerimin në Be Yef Mazi Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme velrësoi Shqipërinë për progresin e arritur, për çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe punët e brendshme, sigurinë dhe migracionin. Ajo theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të mirë policor dhe një zbulim të krimit në kufijtë tanë. Komisionerja europiane u ndal dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, teksa theksoi se partitë duhet të marrin përgjegjësitë për kandidatë me integritet, thirrje është bërë vazhdimisht edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.