Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar betejën ligjore në gjykatë për t’i hequr lejen e qëndrimit në Angli një shqiptari nga Hasi, i etiketuar si “shumë i rëndësishëm në krimin e organizuar” në shtetin ishullor. Gjykatës i janë vënë në dispozicion të gjitha raportet e vëzhgimit nga NCA, e cila nuk e jep emrin e shqiptarit, por thjesht e ka emëruar si B9. Sipas mediave angleze, 36-vjeçari nga Hasi kishte fituar lejen e qëndrimit, pasi ishte martuar me një shtetase lituaneze.