Ndërsa Evropa po përndiqet nga hija e luftës së mundshme në Ukrainë, ajo që anëtarët individualë të NATO-s do të bëjnë – ose zgjedhin të mos bëjnë – do të ketë një pasojë gjeopolitike të rëndësishme sa i përket mënyrës se si zhvillohet çdo konflikt. Kur flitet për Ukrainën, Turqia nuk është një anëtare dosido e NATO-s. Kohët e fundit Ankaraja i ka shitur Kievit dronë luftarakë – disa prej të cilëve ushtria ukrainase i ka përdorur tashmë në Donbas, me një efekt shumë të madh kundër separatistëve pro-rusë.