Për dy muaj, situata mes Rusisë dhe Ukrainës, ka qenë kryefjala e bisedimeve mes liderve botërorë, por edhe kryefjala e mediave dhe shtypit të shkruar. Ndërsa kjo e dielë, shënoi 60 ditë nga konflikti mes dy vendeve, e përditshmja Financial Times ka përgatitur një artikull kushtuar luftës në Ukrainë, ndërsa ka bërë dhe një lloj analize për qëndrimin e presidentit rus Vladimir Putin.