Top News – Amnisti për emigrantët në Britani/ Avokati shqiptar tregon kush përfiton
23/03/2021 10:54

Kryeministri britanik Boris Johnson pak ditë më parë deklaroi se shumë shpejt do të marrë një vendim për emigrantët që jetojnë në Britani, duke u shprehur se ka ardhur koha që të gjithë që jetojnë në mënyrë të paligjshme, pa dokumente, por që nuk kanë shkelur ligjin, duhet të përfitojnë nga shteti dhe të mos jetojnë në mënyrë ilegale. Naim Hasani, avokat në Gjykatën Supreme në Britaninë e Madhe tregoi në “Wake Up” kush përfiton nga amnistia, duke bërë të ditur se në Britaninë e Madhe jetojnë afërsisht 100-120 mijë shqiptarë. “Deklaratat e Boris Johnson janë pak të vonuara me thënë të drejtën, sepse zoti Johnson ka qenë një avokat i mirë i emigrantëve dhe dhënies së një amnistie për emigrantët e paligjshëm qëkur ishte kryebashkiak i Londrës.Jemi në një situatë ku fuqia punëtore nga Bashkimi Europian po shkurtohet masivisht, në mënyrë drastike. Prandaj qeveria britanike kërkon të gjejë fuqi punëtore. Shpresoj që kryeministri Johnson ta kalojë në ligj dhe t’u jepet drita jeshile shqiptarëve dhe të gjithë emigrantëve që jetojnë në Britani. Zoti Johnson e ka thënë shumë qartë, përfitojnë personat që janë sjellë mirë, të mos kenë rekorde kriminale, të kenë disa vite që jetojnë në Britani, mund të jetë 5-10 vite. Ajo që është e rëndësishme është si do ta provojnë ata që kanë jetuar ilegalisht në Britani që nuk kanë asnjë lloj dokumenti si punojnë dhe jetojnë. Kriteret do të jenë shumë të sakta, e dinë që njerëzit nuk kanë evidenca. Mund të jenë ata që u është refuzuar azili ose ata që kanë aplikuar për leje qëndrimi me martesa, por u është refuzuar” Amnistia për emigrantët është një vendim që do të prekë dhe mijëra shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe, por që janë të privuar nga shumë të drejta si pasojë e mungesës së dokumenteve. Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që njihet më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.

Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02