Top News – Amerika Latine/ Më shumë viktima të koronavirusit
05/08/2020 11:27

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Numri i vdekjeve në botë ka arritur në mbi 700,000. Amerika Latine ka regjistruar më shumë se 206.000 vdekje, duke përbërë rreth 30 për qind të vdekjeve globale nga virusi. Javën e kaluar, rajoni shënoi mbi 5 milionë raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus. Brazili, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar rreth 95.800 viktima. Meksika, me numrin e tretë të vdekjeve në botë, ka regjistruar gati 49,000 viktima. Peruja, Kili, Kolumbia, Argjentina, Ekuadori dhe Bolivia janë duke regjistruar shifra të larta të vdekjeve dhe të infektuarve. Autoritetet në disa vende të rajonit, kanë lehtësuar masat e izolimit dhe kufizimet tjera në mënyrë që të ringjallin ekonominë. Në tërë botën janë regjistruar rreth 18.5 milionë raste të të infektuarve. Shumica e vendeve evropiane kanë përmirësuar situatën epidemiologjike, por në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve të të infektuarve. Nga fundi i majit deri në mes të korrikut, nivelet ditore të infeksioneve në të gjithë rajonin ishin rreth 5.000.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00