Aktorja Amber Heard ka shkarkuar ekipin e saj të marrëdhënieve me publikun disa ditë përpara se të jepte dëshmi në rastgjyqin kundër Johnny Depp. Aktorja thuhet se është frustruar me “titujt e këqij” që janë shfaqur që nga fillimi i gjyqit dhe sipas saj ekipi nuk ka bërë punën ashtu sic duhej bërë. Nga ana tjetër një psikolog i punësuar nga avokatët e Depp-it i tha gjykatës javën e kaluar se Heard vuante nga çrregullime të personalitetit, duke e shtyrë atë të bëjë veprime të pakontrolluara.