Çdo ditë e më shumë po faktohet largimi i koronavirusit nga Shqipëria. Menjëherë pas grafikut të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku pasqyrohej qartësisht se Shqipëria dhe Islanda pozicionohen në vendet e para për rastet e ulëta me Covid-19, ka reaguar në Tëittet, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Diplomatja amerikane ka ndarë lajmin e mirë se tashmë Shqipëria klasifikohet si vend me rrezikshmëri të ulët nga Qëndra për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ose siç njihet ndryshe CDC.