Top News – Ambasada e Mianmarit në Londër/ Atasheu ushtarak i vë ‘drynin’, lë jashtë ambasadorin
08/04/2021 12:30

Ambasadori i Mianmarit në Britani të Madhe Kyaëw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila ka fituar pushtetin në Mianmar, në muajin shkurt. Kyaw Zwar Minn, i cili ka bërë thirrje për kthim të rregullit civil në vendin e tij, tha të enjten se zëvendësi i tij e kishte lënë atë jashtë ambasadës, duke mbyllur dyert e duke marrë kontrollin e godinës në emër të ushtrisë së Mianmarit. “Ky është një lloj puçi në mes të Londrës, mund ta shihni se ata kanë pushtuar ndërtesën time”, ka thënë ai. Protestuesit janë mbledhur bashkë me ambasadorin jashtë ndërtesës, pas raportimeve se ai ishte lënë jashtë. I pyetur se kush është brenda, ai është përgjigjur se aty qëndron “atasheu i mbrojtjes, që ka pushtuar ambasadën time”. Departamenti i policisë së Londrës ka lëshuar një deklaratë duke thënë se është në dijeni të protestës jashtë ambasadës dhe se disa zyrtarë të saj janë prezentë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arrestim. Zyra për Çështje të Jashtme në Britani ka thënë se “është duke kërkuar informacion të mëtejmë pas informacionit për incident në ambasadën e Mianmarit në Londër”. Muajin e kaluar, ambasadori bëri thirrje për lirimin e lideres së zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi dhe presidentit Ëin Myint, çka ka nxitur ministrin e Jashtëm britanik Dominic Raab ta përshëndesë atë për “kurajën” që ka. Britania ka sanksionuar disa anëtarë të ushtrisë së Mianmarit, si pasojë e puçit dhe ka kërkuar rikthimin e demokracisë. Protestat vijojnë ndërkohë në Mianmar, pavarësisht përgjigjjes brutale nga ushtria. Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se prej nisjes së puçit janë vrarë rreth 580 persona, derisa rreth 3,500 të tjerë janë arrestuar. Shumica prej tyre janë në arrest.

Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10