Top News – Ambasada e Kosovës në Jeruzalem/ `Situatë delikate, mund të ketë përplasje`
13/03/2021 16:51

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por këtë e kundërshton BE, Lidhja e Vendeve Arabe dhe Turqia.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ku në fokus është zotimi i Kosovës për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem ka nxitur një debat në Kosovë, nëse duhet hedhur ky hap apo jo. “Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-së dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, deklaroi presidentja nw detyre Vjosa Osmani.Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe fitores së lëvizjes Vetëvendosja të Albin Kurtit, i shkroi një letër urimi, ku ndër të tjera theksonte se “e pret në Izrael që në Jerusalem per ta inauguruar se bashku ambasadën e Kosovës”. Por pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, letër urimi Albin Kurtit i shkroi edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri”, kujton DW. Erdogan e ka bwrw tw qartw se “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili sipas tij mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.Një njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, Demush Shasha nga Instituti për Politika Evropiane, EPIK i tha DW-së, se duhet vlerësuar lartë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, megjithate sipas tij wshtw e gabuar nisma e vendosjes se ambasadës në Jerusalem. “Askush nuk dëshiron të jetë “delja e zezë” ndërkombëtare. Një veprim i tillë është në shkelje flagrante të drejtës ndërkombëtare dhe paraqet minim të procesit negociator në mes Palestinës dhe Izraelit. Kjo është në veçanti e dëmshme në rastin e Kosovës qw synon të anëtarësohet në OKB , e nderkohe është duke bërë shkelje të rëndë të standardeve më të rëndësishme ndërkombëtare të kesaj organizate mendon ai.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08