Top News – Alpet gjermane/ Izolohen për shkak të koronavirusit
20/10/2020 21:04

Një zonë e Alpeve në jug të Gjermanisë ka hyrw në izolim total, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.Landi Berhtesgadener, në kufi me Austrinë, është rajoni i parë gjerman që futet në izolimin e dytë, që nga karantinimi mbarëkombëtar në pranverë.Të 105,000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme, gjatë dy javëve të ardhshme. Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës, Gjermania është duke u përballur me rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus. Por, situata mbetet më pak e rëndë sesa në vendet e tjera të mëdha të Evropës perëndimore.Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Gjermania ka regjistruar 84 raste me kroonavirus në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të kaluara.Shifra është dukshëm më e ulët se 159 në Itali, 339 në Mbretërinë e Bashkuar, 343 në Spanjë apo 427 në Francë.Por, shkalla e infeksionit lokal në landin Berhtesgadener ka arritur në 273 në 100,000 banorë gjatë javës së kaluar.Shkollat, restorantet, baret, teatrot, palestrat, kinematë dhe hotelet do të mbyllen, por shërbimet kishtare do të lejohen.disa dite me pare kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i zvogëlojnë kontaktet e tyre shoqërore, për të ulur normat e transmetimit të koronavirusit.

Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58