Është aleatja e padukshme e izraelit, përfaqëson sytë e tij përtej linjave armike, në tunelet e strehat ku hamasi fshihet. Inteligjenca artificiale ëhstë arma shtesë në duart e ushtrisë izraelite, ndoshta më e avancuara për sa i takon teknologjisë në botë. Kjo që po shohim të zhvillohet në lindjet e mesme, është një luftë që luftohet me armë vdekjeprurëse por edhe në domeinin e informacionit pasi një sasi e jashtëzakonshme të dhënash të marra në fushë betejë, nga dronët, sensorët, satelitët dhe anijet, janë shfrytëzuar për të përgatitur ofensivën izraelite.