Për herë të dytë brenda një muaji Greqia ka kërkuar ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për katër avionë zjarrfikës për shkak të gjendjes alarmante të frontit të zjarreve orët e fundit. Repartet e zjarrfikësve në gjithë vendin po përballen me të paktën 106 zjarre në të gjitha fushat e operacioneve, 63 prej të cilave shpërthyen vetëm të martën. Forca të shumta tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve po operojnë kryesisht në Kefaloni, Vonicë, Zakinthos, Artë, Prevezë, Kos, Mesinia dhe Ajtoliko.