Një alarm për bombë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit. Dhjetëra efektivë policie rrethuan zonën dhe kryen kontrolle për të verifikuar. Alarmi u dha në sallën operative përmes një telefonate anonimi. Ndërkohë që efektivët bëjnë me dije se nga kontrolli nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia po punon për identifikimin e telefonuesit, i cili aktualisht e ka fikur telefonin.