Top News – Akuzohet për vrasjen e Shkëlzen Kastratit/ Albert Zaja në gjykatë, mohon krimin
24/03/2021 13:24

Nën masa të rrepta sigurie është paraqitur në gjykatën e Fierit, një prej autorëvë të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. I dyshuari 37 vjeçari Albert Zaja, është paraqitur në seancë për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë "arrest me burg", dhënë nga kjo gjykatë pak kohë më parë në mungesë. Gjyqtare ishte Adelina Zarka ndërsa prokurore Elida Hoxha. Autori ka kërkuar gjatë seancës të mos shkojë në burgun e Fierit. Gjatë seances gjyqësore, autori pretendon se ka qënë në Vlorë. 37 vjecari pranon se ka dijeni për faktin se përse është ndaluar por nuk pranon se është autor i vrasjes. Ai ka kërkuar të mbahet në një burg të sigurisë së lartë pasi ndihet i rrezikuar për jetën dhe jo në burgin. Albert Zaja u arrestua gjatë një operacioni secret të RENEAS dhe forcave te FAST në zonën e Niklës në Krujë, ku ishin përqëndruar kërkimet e policisë për autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit. Forcat e RENEAS nga frika e dekonspirmit të operacionit zbarkuan në Nikël jo me autoblinda, por me automjete private. Javët e fundit Forcat RENEA kanë ndërmarrë disa operacione në zonën e Niklës, Gjatë ndalimit, në momentin që ka parë se ishte rrethuar nga Forcat Speciale, 37-vjeçari ka tentuar të groposë në baltë një armë zjarri tip pistoletë që mbante me vete, por pa sukses pasi është arrestuar në mënyrë të menjëhershme nga uniformat blu. Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fieri në 1 shkurt, ku u ekzekutua ndërsa ecte me makinë Shkelzen Kastrati, janë shpallur në kërkim sit ë përfshirë në krim Elmir Tufa, 29 vjeç, banues Fushë Krujë; Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamëz dhe Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, banues në Tiranë. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Nga plumbat ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-Passin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip Range Rover, ku u gjet edhe arma tip automatik, me të cilën dyshohet se u krye ekzekutimi. Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet së është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një shtetas nga Patosi.

Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02