Top News-Akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt/Mexhit picari shfajëson të bijën,gjykata i lë në burg
08/06/2021 13:23

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg babë e bijë Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliaj. Gjatë seancës për masën e sigurisë 52 vjeçari Mexhit Picari që qëlloi 5 herë me pistoletë mbi ish dhëndrin e tij duke i marrë jetën është shfaqur me kokën ulur para trupit gjykues. Në deklaratën e tij ai është përpjekur të shfajësojë vajzën Dhuratën, duke pohuar se ajo nuk ka lidhje me vrasjen. Ndërsa Dhurata Saliaj ka shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës që e la atë në burg, duke pohuar se nuk ishte në dijeni se babai i saj do vriste ish bashkëshortin, babanë e tre fëmijëve të saj. Mexhit Picari akuzohet si autor i vrasjes së Kudret Saliajt, ndërsa vajza e tij, ish-gruaja e viktimës akuzohet si bashkëpunëtore në krim. Në pamjet e publikuara së fundmi të marra nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes shihen babë e bijë që qëndrojnë duke parë në drejtim të lokalit ku ishte ulur viktima. Më pas Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj kanë shkuar në lokalin ku ishte ulur viktima dhe e kanë vëzhguar për rreth 20 minuta. Në pamje shihet teksa i ati zgjat dorën dhe merr armën e krimit nga çanta e saj dhe vetëm pak minuta më pas qëllon mbi Kudret Saliaj duke e lënë të vdekur dhe duke plagosur avokatin e tij mbrojtës, ish prokurorin Adriatk Cama. Autori i vrasjes dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore për divorcing e ciftit. Situata e 32 vjecares Dhurata Saliaj rëndohet edhe nga dëshmia e dhënë grupit hetimor nga një taksist në zonën e Vasil Shantos. “Një vajzë e re rreth 30 apo 40 vjeçe ngriti dorën afër ‘Vasil Shantos’ dhe më kërkoi ta çoja deri në Vorë. Ajo foli në telefon dhe tha ‘Baba , bëhu gati ndërrohu, merr rrobat e punës se po vij me taksi’”, u shpreh taksisti. Pas krimit, kur Dhurata dhe i ati u larguan nga lokali ajo hodhi në kokë një kapuç të zi, dhe më pas, të dy babë e bijë u larguan me taksi të ndryshme. Hetimet pas ngjarjes zbuluan se Mexhit Picari ka gënjyer në dëshminë e tij në polici, ku dëshmoi se viktima Kudret Saliaj e ka ofenduar dhe për këtë arsye autori e ka qëlluar. Siç konfirmoi avokati adriatk Cama I mbetur I plagosur gjatë ngjarjes, një ditë para vrasjes, viktima ka pasur një debat të ashpër me ish bashkëshorten e tij Dhuratën dhe babain e saj që kishin shkuar për të marrë sendet e saj personale nga shtëpia e ciftit, pasi ajo prej 8 muajsh jetonte me prindrit. Gruaja e re është akuzuar më herët për dhunë në familje dhe ishte në arrest shpëpie prej disa muajsh.Të dyja palët, si viktima ashtu edhe ish vjehrri i tij që e vrau, kishin kërkuar urdhër mbrojteje për shkak të kërcënimeve që pretendonin se kishin ndaj njëri-tjetrit.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16