Arabia Saudite ekzekutoi tre ushtarë, të cilët ishin dënuar nën akuzën për “tradhti të lartë” dhe “bashkëpunim me armikun”, pa e sqaruar sakaq se për cilin armik bëhej fjalë. Dënimin e dha një gjykatë e posacme, ndersa mesohet se personat në fjalë punonin në ministrinë e mbrojtjes. Ekzekutimi u krye në një provincë që gjendet në kufi me Jemenin, ku Arabia Saudite është e përfshirë në një konflikt të armatosur 6 vjecar me rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani. Arabia Saudite është kritikuar për respektimin e të drejtave të njeriut, që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi vitin e kaluar, i cili u ekzekutua brenda konsullatës saudite në Stamboll. Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë edhe Amnesty International, i kanë bërë thirrje këtij vendi të heqë dorë nga dënimi me vdekje teksa thonë se personat që dënohen i nënshtrohen torturave dhe një gjyqi të padrejtë. Sauditet nuk u pranojnë këto akuza. Vitin e kaluar, 27 persona u ekzekutuan në Arabinë Saudite, numër më i vogël ky krahasuar me 2019-tën, kur dënimi kapital u aplikua për 185 vetë.