Byakuya, quhet akullorja më e shtrenjtë në botë dhe kushton plot 6700 dollarë. Nëse dikush dëshiron ta provojë i duhet të harxhojë një kosto marramendëse, shumë larg çmimit normal. Akullorja e markës japoneze, tashme është bërë pjesë në Librin e Rekordeve Guinness. Ajo edhe pse nuk është shumë e ëmbël, përbëhet nga një bazë qumështi, dy lloje djathi, të verdha veze dhe sake. Ka djathë parmixhano, tartuf të bardhë, vaj tartufi dhe fletë ari.