Top News – Aksioni i Europolit/ Konfiskohen 352 makina të vjedhura
27/10/2020 19:26

Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final, si rezultat i një operacioni të mbështetur nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL). Në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1,077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara. Në periudhën 12-24 tetor të këtij viti, është thënë se janë kryer rreth 44,548 kontrolle të bazave të ndryshme të të dhënave. Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit. Vendet e përfshira në këtë operacion kanë qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Operacioni i EUROPOL po ashtu ka rezultuar edhe në kapjen e 2,965 migrantëve ilegalë në rrugë drejt BE-së, përmes rrugëve tokësore dhe ajrore. Si pasojë, 17 persona që kanë shërbyer si ndërmjetësues të kontrabandimit të migratëve janë lokalizuar dhe arrestuar. “Destinacioni i fundit i migrantëve kanë qenë Gjermania apo Italia. Ndërmjetësuesit kanë transportuar migrantët përmes rrugëve tokësore, mirëpo edhe përmes anijeve të vogla në Detin Adritatik”, është thënë mes tjerash në deklaratën e europolit.

Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49
Top Channel/ Katari “mpreh shpatën”: “Boll standarteve të dyfishta me Izraelin, të ndërhyjmë”!
15/09 11:48
Top News – Trupat e NATO-s blindojnë Poloninë / Miratohet vendosja pas inkursionit të dytë të Rusisë
15/09 11:48
Top News – ‘NATO të rrëzojë dronët rusë’ / Zelenski: Putin po teston mbrojtjen e aleancës
15/09 11:47
Top News – Papa Leoni kundër Elon Musk / Kritikon pasurinë: Jemi në telashe të mëdha
15/09 11:29
Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09 11:18
Top Channel/ Bandat e Drogës, Belgjika nxjerr në rrugë ushtrinë: Ndjek shembullin e Donald Trump!
15/09 11:13
Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41
Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09 22:59
Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12