Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë. Katër të rinj kanë humbur jetën në rrethana ende të pazbardhura plotësisht nga efektivët e policisë. Ka qenë një peshkatar i zonës së Piacentinos, i cili ka lajmëruar policinë pasi gjeti trupat e tre djemve dhe një vajze, jo më shumë se 23 vjeç. Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë u gjet gjysmë e zgjytur në bregun e lumit Trebbia në Calendasco të Piacentino.