Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në një nga minierat private që operojnë në zonën “D” të Bulqizës. Viktima është shtetasi me incicale F.V., rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator. Ai po punonte për ndërtimin e një armature mbështetëse në një prej galerive, kur dyshohet se është zënë nga një masiv mineralor që është shembur.