Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.