Plazhistët janë mbërthyer nga paniku dhe kanë vrapuar të shpëtojnë pas një shpërthimi të paqëllimshëm të fishekzjarreve që ishin vendosur në plazhin e Ocean City në Meriland, në pritje të spektaklit tradicional të 4 korrikut. Si pasojë e incidentit spektakli u anulua. Fatmirësisht, askush nuk mbeti i lënduar. Sidoqoftë, frika për incidente të ngjashme bëri që zyrtarët të anulonin spektaklin e fishekzjarreve në të gjithë shtetin.