Top News- Aksident i trefishtë në Urën e Re të Kukësit, shkak pakujdesia e njërit prej shoferëve
06/06/2025 09:34

Një aksident rrugor u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje në Urën e Re të Kukësit, ku u përfshinë tre automjete që po lëviznin në drejtim të Tiranës. Përplasja ndodhi në qendër të urës, duke bllokuar tërësisht njërin kah të qarkullimit. Menjëherë pas aksidentit, policia rrugore ndërhyri për të devijuar trafikun në drejtim të urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur kështu bllokimin e plotë të qarkullimit. Edhe pse për disa minuta u krijua një trafik i dendur, forcat policore arritën të menaxhojnë situatën dhe të shmangin vonesa të gjata. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka të lënduar, por mjetet kanë pësuar dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga automjetet që e ndiqnin. Policia rrugore ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Top Channel/ SHBA: Shqipëria aleat kyç, mbështesim SPAK
15/09 22:47
Top Channel/ Daja akuzohet për përdhunim, Zegjine Caushi: Do martoheshin
15/09 22:46
Top Channel/ Protestë para kuvendit, në tubimin e 108 u njoftua tubim të enjten
15/09 22:39
Top Channel/ 108 ditë revoltë, çfarë ndodhi sot gjatë protestës në Kryeqytet
15/09 22:35
Top News – Tentuan të vidhnin motorin e shqiptarit, kapen hajdutët me ‘presh në duar’ në Athinë
15/09 21:40
Top News- “Se mos na hapni probleme”/ Zegjineja distancohet nga daja: Ja çfarë i tha atij
15/09 21:30
Top News- Magjistratët përballen me deputetët/ Debate për pagat, PS kalon projektligjin në Kuvend
15/09 21:15
Top News – Do vriste me snajper hasmin në burg/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim Ergys Kolaverin
15/09 21:02
Top Channel/ Kafshët nuk do numërohen, Shtyhet një vit censi për bujqësinë
15/09 19:55
Top Channel/ Debati për bujqësinë në kuvend, opozita kërkon përballje me ministrin
15/09 19:54
Top Channel/ Rregulla të reja për lobimin, prezantohet paketa me tetë pika
15/09 19:51
Top News – Zjarr masiv në Gjirokastër/ Përhapen flakët, në rrezik banesat dhe një fabrikë uji
15/09 19:18
Top Channel/ Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, disa të plagosur pas aksidentit
15/09 17:58
Top Channel/ “Paga e një magjistari…”, gafa e deputetes së PS: Lapsus ishte, mos e bëni të madhe
15/09 17:45
Top News – ‘Protestat, mesazh për qeverinë’/Ambasadori kroat: E drejta e qytetarëve të ngrihen
15/09 17:04
Top Channel/ Zjarr i madh në fshatin Andon Poçi, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit
15/09 16:37
Top News-Drejtësia kundërshton formulën e pagës. ‘Referenca te rroga e presidentit, antikushtetuese’
15/09 16:19
Top Channel/ Artistët kërkojnë paratë. Ligji i ri synon edhe mbrojtjen e veprave në internet
15/09 15:54
Top Channel/ Debate te Ligjet! Manja: Fike mikrofonin; Kreu i unionit të gjyqtarëve: E dimë ne…
15/09 15:39
Top News – Doli nga kafazi, jo nga burgu/ GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për masën e sigurisë
15/09 15:37