Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë. Këtë herë, një aksident I rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në Belsh, ku një 39 vjecare që drejtonte një makinë tip "Volksëagen", ka përplasur një motocikletë. Përplasja ka qenë aq e fortë sa drejtuesi I motocikletës me inicialet S.B , nga fshati Dëshira ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë ka mbetur e plagosur një shtetase që udhëtonte si pasagjerë në motocikletë. Ajo tashmë gjendet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanavë të aksidentit. Në fillim të janarit, nga një aksident I rëndë në Elbasan humbi jetën një 36 vjecar, ndërsa mjeti I përfshirë në aksident, edhe ai “Volksëagen” që drejtohej nga 29-vjeçarja Klaudja Shpata.