Ky është momenti kur një makinë që drejtohej nga një shqiptar, humb kontrollin dhe përfundon brenda një lokali plot me klientë. Aksidenti i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, ndërsa nga goditja e fortë mësohet se u plagosën tre persona. Po ashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale. Shoferi, një 45-vjeçar me shtetësi shqiptare, nuk qëndroi por u largua më pas nga vendngjarja. Ai u arrestua më pas nga policia, ku rezultoi në gjendje të dehur. Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.