Rreth 200 makina kanë mbetur të bllokuara nga policia, mesditën e sotme në Qafë Murrizë në Rrugën e Arbrit, duke shkaktuar një varg kilometrik. Bllokimi i automjeteve ka ardhur për shkak se ky aks rrugor nuk është hapur ende. Autoritet kanë njoftuar para disa ditësh se lejimi i qarkullimit të automjeteve në këtë aks do jetë e mundur vetëm pas datës 29 nëntor dhe nuk dihet nëse drejtuesit e mjeteve kanë qenë të painformuar apo kanë shpërfillur këtë vendim.