Top News – Akset që duhet të keni kujdes!/ Veriu e Jugu i Shqipërisë përfshihen nga dëbora
22/03/2021 11:22

Rajoni verior dhe jugor janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Autoritetet e policisë rrugore, kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës. Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë. Raportohet se në rajonin verior, në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm dhe qarkullohet me zinxhirë. Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në aksin Qafë Bualli – Krastë, ku trashesia e borës ka arritur ne 20 – 25 cm. Probleme si pasojë e reshjeve të borës raportohet edhe në qarkun e Kukësit, në aksin Kukës – Bushtricë, ku vijojnë reshjet e bores. Gjithashtu në qarkun e Shkodrës në aksin Qafë Mali – Fierzë ka pasur rreth 20 cm bore, ku borëpastruesja ka bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve. Në rajonin jugor, në qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm. Në rrugën e Dardhës nga km 8 deri ne km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë. Sakaq mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore.

Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14