Top News – Ajër i ndotur, dënohet Gjermania/ Gjykata evropiane e drejtësisë-ka tejkaluar normat
04/06/2021 12:34

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënoi pas Francës edhe Gjermaninë, sepse për vite me radhë ka tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme në shumë qytete vlerat maksimale të ndotjes së ajrit dioksid azoti (NO2). Gjyqtarët në Luksemburg vendosën që Gjermania ka shkelur ligjin e BE-së, sepse vlerat maksimale janë kapërcyer "në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme" në 26 qytete nga viti 2010 deri në 2016. Njëherë për një herë ky vendim nuk shoqërohet me ndëshkime ose sanksione. Por nuk përjashtohet mundësia që Gjermanisë t'i kërkohet të vendosë rregulla të reja, për shembull për përdorimin e automjeteve me naftë në zona të caktuara. Nga viti 2019 cilësia e ajrit në qytetet gjermane është përmirësuar, ndër të tjera edhe për shkak të krizës së koronës. Sipas Ministrisë Federale të Mjedisit në vitin 2016 vlerat maksimale ishin tejkaluar ndjeshëm në 90 qytete. Por që atëherë vlerat kanë rënë çdo vit. Sipas informacioneve në vitin 2019 kishte ende 25 qytete me ndotje të tepërt të ajrit prej dioksidit të azotit kurse në vitin 2020 vetëm gjashtë qytete, përfshirë Mynihun dhe Hamburgun. Kufiri maksimal mesatar vjetor i sasisë së dioksidit të azotit është 40 mikrogramë për metër kub ajër. Po ashtu ekziston edhe një limit që sasia brenda një ore nuk duhet t'i kalojë 200 mikrogramë, limit i cili nuk duhet të tejkalohet më shumë se 18 herë në vit.

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB