Tashmë është zyrtare, numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Veiyaj Hajnaj do të drejtojë Byronë Kombëtare të Hetimit, të ashtëquajturën ‘FBI-ja shqiptare’. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të çojë për emërin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë emrin e Aida Hajnaj. Ashtu siç Top Channel e kishte konfirmuar ekskluzivisht disa ditë më parë Hajnaj ishte e para në renditjen paraprake.