Grupi prej 22 personash që u prangosën nga policia e Tiranës në një operacion masiv antidrogë të ndodhur pak ditë më parë, ra në kurthin e agjentëve të policisë, që simuloi blerjen e kokainës. Në dosjen e prokurorisë janë reflektuar përgjimet e siguruara nga agjentët e infiltruar në biseda me nëntë prej të arrestuarve. Agjentët e infiltruar si klientë kanë kërkuar që të blejnë kokainë, duke kërkuar deri në një kilogramë drogë.