Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi u kap duke shpërndarë droga të forta. Pavarësisht se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, sërish kjo gjë nuk e pengoi të vijonte aktivitetin e tij të paligjshëm. Sipas informacioneve të siguruara, personi në fjalë bënte shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kokainë në doza të vogla.