Aeroporti i Kukësit do të çelë fluturimet në datën 18 Prill të këtij viti. Pas mbledhjes së këshillit të ministrave është publikuar në fletoren zyrtare vendimi për përcaktimin e zonës doganore të aeroportit ndërkombëtar të Kukësit. Sipas këtij vendimi zona doganore e aeroportit të Kukësit shtrihet në një sipërfaqe prej 781 682 metra katrorë, sipas planit të vendosjes. Testi për uljen e avionit të parë në këtë aeroport u krye në datën 3 Mars, ndërkohë që ministrja e infrastrukturës, ka deklaruar se ky aerport është në fazë çerfikimi dhe në datën 18 prill do të jetë gati për fluturimin e parë që ka për destinacion Londrën.