Top News – A kanë mbetur më prova? Ekipi i OBSH hyn në laboratorin e Wuhanit
03/02/2021 11:18

Vetëm tani, gati një vit pas shpërthimit të pandemisë, ekipi i ekspertëve të OBSH-së është lejuar të vizitojë laboratorin e Wuhanit nga ky pretendohet se mund të ketë dalë koronavirusi i ri. Inspektimi i institutit të virologjisë Vuhan, në të cilin kryhen hulumtime mbi sëmundjet më të rrezikshme në botë, do të jetë një nga ndalesat në hetimet për origjinën e COVID-19. Misionin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë të shpjegojë sesi u bë kalimi i virusit nga kafshët tek njerëzit, Kina e vonoi përgjatë gjithë kohës. Ka pikëpyetje të mëdha se çfarë do të arrijnë të zbulojnë ata tani, me kritikët që thonë se me shumë gjasë, s`ka mbetur më gjë për të zbuluar. “Po presim me padurim të takohemi me të gjithë njerëzit kryesorë këtu dhe të bëjmë të gjitha pyetjet e rëndësishme që duhet të bëhen”, tha anëtari i ekipit Peter Daszak. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se COVID-19 – i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan dhe që ka vrarë më shumë se dy milionë njerëz në të gjithë botën – ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe ka mundur t’i transmetohet njerëzve përmes një gjitari tjetër. Ekspertët e OBSH-së qëndruan brenda institutit për gati katër orë, përpara se të largoheshin pa u ndalur për të folur me mediat që prisnin jashtë. Ka pasur spekulime të mëdha se koronavirusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i biosigurisë në Wuhan, edhe pse nuk ka pasur prova për ta mbështetur një teori të tillë.

Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
Top News – ‘Mund të luftojmë përgjithnjë…’ / Trump: Kemi armë ‘të mjaftueshme’ për Iranin
03/03 14:57
Top News – Shtetet e Gjirit, vetëm një javë rezistencë / DO mbeten pa mbrojtje ajrore brenda ditësh
03/03 14:43
Top Channel/ Sulmohet ambasada e SHBA në Rijad, mbyllet ajo në Kuvajt: Përgjigjet Izraeli!
03/03 14:37
Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News-Luftën e bën SHBA,pasojat i vuan Europa.Ndikimi i konfliktit me Iranin në ekonominë globale
03/03 09:55
Top News – SHBA e Izraeli zgjerojnë ofensivën. Amerikanët merren me Iranin, IDF me Hezbollahun
03/03 09:42
Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
DIGITALB DIGITALB