Ditët e ardhshme mund të shohim një nga momentet më domethënëse dhe përcaktuese në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kështu së paku vlerësohet në një analizë të CNN, para se përfaqësuesit e NATO-s, 30 vendeve anëtare të saj dhe Federatës Ruse do të takohen në Bruksel, për të diskutuar mbi vendosjen e fundit ushtarake të trupave ruse në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas televizonit, diplomatët amerikanë dhe perëndimorë kanë tanimë një mundësi për t’I treguar presidentin rus Vladimir Putin vijën e kuqe.