Marrëveshja e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar, u rifirmos mes diplomates amerikane në Tiranë dhe ministres shqiptare të Drejtësisë pritet të prodhojë një konflikt, që nuk ka të bëjë me karakterin diplomatic. Kuvendi pritet të ratifikojë marrëveshjen e ekstradimeve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila daton që nga viti 1933. Sipas projektligjit, i cili pritet të miratohet, propozimi i këtij traktati nga pala amerikane synon krijimin e një kuadri të ri rregullativ, përfshirës për një sërë veprash në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.