Rusia hodhi poshtë sot një raport se Moska po shqyrtonte një sulm ndaj Ukrainës dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një sërë lëvizjesh provokuese në Detin e Zi. “Tituj të tillë nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin një përshkallëzim të tensioneve. Rusia nuk është një kërcënim për askënd," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov .