Top News – A do të hetohet Trump/ Shtëpia e bardhë, skemë korrupsioni
02/12/2020 19:42

Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme penale për korrupsion në këmbim të faljeve presidenciale.Dokumenti i publikuar nga kryetarja e Gjykatës së Distriktit të Kolumbias, është i retushuar dhe emrat e tre personave në të janë mbuluar.Në këtë dokument zbulohet se prokurorët federalë kërkuan qasje në fund të gushtit tek disa paisje dixhitale të konfiskuara nga qeveria.Për këtë nevojitej leja e gjykatës, pasi përmbajtja e paisjeve përfshinte edhe shkëmbimet me email me një avokat, biseda të cilat mund të jenë të mbrojtura nga ekskluziviteti i marrëdhënies avokat – klient. Prokurorët argumentuan se kjo ishte thyer në momentin që materialet u ishin bërë të ditura palëve të treta.Prokurorët i thanë gjykatës se prisnin të gjenin prova se disa individë në mënyrë të paligjshme “vepruan si lobistë tek zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë... për të siguruar një falje ose pezullim dënimi” për dikë, emri i të cilit është i retushuar në dokument. Dokumenti gjithashtu flet për “një skemë konspirative korrupsioni”, e cila ofronte “kontribut domethënës politik në shkëmbim të një faljeje ose pezullim dënimi”. Dokumenti tregon se prokurorëve u është dhënë leja të merrnin paisjet e kërkuara, për të gjetur materiale me të cilat do të ballafaqonin çdo subjekt apo objekt të hetimit. Sidoqoftë, nuk ka patur deri më tani asnjë raport publik ku të sugjerohet se janë ngritur akuza ndaj dikujt në kuadrin e këtij hetimi. Presidenti Trump shkruajti në Twitter, “Hetimet për faljet janë Lajme False!”.Në një tjetër artikull të martën, gazeta The New York Times njoftoi se Presidenti Donald Trump ka diskutuar me këshilltarët mundësinë e dhënies së faljeve paraprake për djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr., si dhe për vajzën e tij Ivanka dhe avokatin personal Rudy Giuliani.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57