“Nëse mendojnë se do të më disiplinojnë në këtë mënyrë, e kanë shumë gabim. Tani kam vetëm një motiv për të luftuar për të drejtat që na janë hequr për 26 vjet”. Ishte ky reagimi I parë i Milorad Dodik, kreut të serbëve të Bosnjës, pasi SHBA vendosi sanksione të reja ndaj tij. Mediat perëndimore shkruajnë se anksionet janë një lajm i mirë, por të pamjaftueshëm, siç shihet nga reagimi i Dodik. Ato mund të ishin më të mjaftueshme nëse BE-ja do të ishte unanime dhe të vendoste po ashtu masa.