Top News – 90 mijë trupa ruse në kufi / SHBA e Ukraina ‘vulosin’ partneritetin strategjik
11/11/2021 11:55

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kanë nënshkruar një tekst të përditësuar për partneritet strategjik, që rikonfirmon se marrëdhënia në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës është e bazuar në vlerat e përbashkëta. Dokumenti tregon në hollësi për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në siguri, mbrojtje, demokraci, sundim të ligjit, ekonomi dhe sektorin e energjisë. Shtetet e Bashkuara po ashtu janë zotuar se do t’i mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të luftuar agresionin dhe aktivitetet keqdashëse të Rusisë, duke përfshirë sanksione ndaj Rusisë dhe masa tjera të ngjashme. Kuleba ka theksuar rëndësinë e mbështetjes nga SHBA-ja dhe ka thënë se Ukraina do të përfitojë nga secili bashkëpunim për mbrojtje që do të forconte kapacitetet e saj, përfshirë këmbimin e inteligjencës. “Jemi në një situatë ku nuk mund të lejojmë që të humbim më shumë kohë dhe mezi presim të punojmë me Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim”, ka thënë Kuleba. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Rusia do të bënte “gabim serioz” nëse tenton të përsërisë atë që ka bërë më 2014 në Ukrainë, dhe ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar nga raportimet për “aktivitet të pazakonshëm ushtarak” afër kufirit me Ukrainën. Të dy diplomatët janë takuar në kohën e rritjes së shqetësimeve në Ukrainë dhe disa pjesë të Evropës për prezencën e forcave ushtarake ruse rreth 260 kilometra larg kufirit me Ukrainën dhe jo shumë larg prej kufirit me Bjellorusinë.

Top Channel/ Dhëndri i Trump braktis Serbinë, Kushner heq dorë nga hoteli luksoz
15/12 23:40
Top News- Ushtria amerikane prezanton tankun e së ardhmes, ndryshon rregullat e luftës
15/12 23:07
Top News- Sulm terrorist natën e Vitit të Ri me bomba, parandalohet komploti në Kaliforninë jugore
15/12 23:06
Top News- Ukraina shkatërron nëndetësen ruse, “Sea Baby” godet në befasi ekuipazhin e Moskës
15/12 22:57
Top Channel/ Forca shumëkombëshe në Kiev, Trump: Shumë afër paqes
15/12 22:55
Top Channel/ Vrau bashkëmoshatarin e tij, dënohet me 11 vite burg 16-vjeçari në…
15/12 19:28
Top Channel/ Gjermania dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sistemet e armëve
15/12 19:26
Top Channel/ SHBA, planifikonin sulme terroriste natën e Vitit të Ri, katër të arrestuar në Kaliforni
15/12 19:24
Top News – Ambicja për në NATO, shkak i luftës! Rusia reagon pas ‘kthesës së madhe’ të Ukrainës
15/12 15:44
Top News – Ukrainasit kundër lëshimeve për paqen / ‘Nuk dhurojmë toka, nuk kufizojmë ushtrinë’
15/12 15:10
Top Channel/ Sulmi në plazh, Australia ashpërson ligjet për armët: Jo licenca të përhershme!
15/12 15:08
Top News- Burra me qira/ Mungesa e meshkujve krijon një biznes të ri në Letoni
15/12 15:03
Top Channel/ Heroi i Australisë: Kush është arabi që i hoqi armën sulmuesit -lavdërimet e Netanyhut!
15/12 14:57
Top News – Spërkasin me jashtëqitje lopësh zyrat / Protestë e fermerëve francezë, bllokohen rrugët
15/12 14:54
Top News – Në kurs përplasje me avionin ushtarak / Piloti eviton katastrofën, pasagjerët në rrezik
15/12 14:38
Top News – Vrasje në Hollivud, policia heton / Regjisori i njohur dhe gruaja e tij gjenden të pajetë
15/12 13:00
Top News – Zelenski hoqi dorë nga NATO / Ekspertët e sigurisë: Nuk ndryshon bisedimet e paqes
15/12 12:59
Top News- Çetnikët e fundjavës/ Të huajt në rrethimin e Sarajevës dhe vrasës për ideologji
15/12 12:58
Top Channel/ Sulmi në Australi, identifikohen agresorët: Baba e bir, i premtuan aleancë ISIS-it!
15/12 12:34
Top Channel/ Meloni thirrje Europës: “Duhet të forcojmë mbrojtjen vetë, SHBA-ja do tërhiqet!”
15/12 12:33
DIGITALB DIGITALB