Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar këtë të premte me nëntë vite burg për shpërdorim detyre. Gruevski, i cili strehohet në Hungari, u dënua së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë maqedonas nga Gjykata Penale e Shkupit për dosjen njohur si “Kosmos”, Ai akuzohet për shembjen e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikat e partisë në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Gjykata vlerësoi se ish kryeministri urdhëroi kryerjen e këtij akti për hakmarrje policike.