Top News – 89 mijë euro mashtrim/ Blerje online, i hakëruan emaili-in
24/07/2020 15:54

Policia e Shtetit ka zbuluar një ‘supervjedhje’ që i është bërë një biznesmeni në Tiranë, i cili kryente blerje online dhe përmes email-it, i kanë ndryshuar faturën duke i përvetësuar 89550 euro. Pas rreth një muaj hetimesh, Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit zbardhi skemën e mashtrimit dhe identifikoi autorin. Sipas Policisë autori është një shtetas i huaj që nuk jeton në Shqipëri. Policia, në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në vendin tonë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila ishte transferuar në një llogari jashtë Shqipërisë. Nga hetimet e deritanishme rezulton që ky shtetas i huaj ka hapur llogari bankare jashtë Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik. Policia ka arritur të zbulojë skemën e mashtrimit pasi në qershor 2020 ka marrë kallëzim nga një biznesmen shqiptar pasi persona të paidentifikuar. Pas hetimeve u zbulua se nëpërmjet një skeme mashtruese, bazuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kishin krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave të biznesmenit shqiptar, duke i ndërhyrë në e-mail dhe duke i marrë të dhënat. Në këtë mënyrë ata arritën të marrin 89550 euro.

Top News- Zjarrfikësit pa mjete në Devoll, shuajnë flakët me mjete rrethanore
27/08 17:09
Top News- ‘SPAK intimidoi Braimllarin’ / PL-Meta, asnjë mundësi të shantazhojë dëshmitarët
27/08 16:42
Top Channel/ Situatë e vështirë me zjarret në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore
27/08 16:25
Top News- Pesë shkolla të reja në Tiranë/ Hapen për nxënësit bashkë me vitin e ri shkollor
27/08 15:39
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Kallmin! Dikur durrsakët e ruanin si sekret, sot atraksion turistik
27/08 15:22
Top Channel/ Shtohen pagesat me kartë, Banka e Shqipërisë: Janë paguar 48,3 miliardë lekë
27/08 15:18
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione.
27/08 15:13
Top News- Açka del kundër Bardhit/ Ish bashkëpunëtorja e tij propozon Boçin si kryetar grupi
27/08 15:07
Top Channel/ Ndërtoi pa leje një kompleks me vila në Kepin e Rodonit, arrestohet kryeinspektori
27/08 15:06
Top Channel/ Tre ditë luftë në pyllin e Poros! Vlorë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
27/08 14:56
Top Channel/ Rama dekoron zjarrfikësit! Kryeministri sulmon gjykatësit: U bënë palë me zjarrvënësit
27/08 14:55
Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08 14:53
Top News- I dehur u mori jetën dy motrave/ Gjykata e Sarandës lë në arrest me burg 23-vjeçarin
27/08 14:29
Top News- Riaktivizohen flakët në Vlorë/ Shkrumbohen sipërfaqe me pisha prej tre ditësh
27/08 14:19
Top News- SPAK nuk dorëzon dosjen e printuar/ Avokatët e Veliajt-Shkelje e të drejtave të njeriut
27/08 13:40
Top News – Fotovoltaikët, 2.3 herë më shumë energji. Rritet prodhimi i tyre, por bie nga hidrocentralet
27/08 13:29
Top Channel/ “Do kemi flotën tonë të avionëve”/ Rama për zjarret: Ndihma nga ajri nuk na ka munguar…
27/08 12:23
Top Channel/Zjarri në pyllin e Poros riaktivizohet pas 48 orësh,zjarrfikësit e ushtria në gatishmëri
27/08 12:22
Top Channel/ Viroza që po prish pushimet/ Shtohen rastet e urgjencave mjekësore.
27/08 12:19
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione
27/08 12:16