Vrasja e shqiptarit Atilio Ndrekaj në korrik të vitit të shkuar në një parkim në itali, tashmë ka një tjetër autor të arrestuar. Karabinierët e Mantovës kanë arrestuar një maroken 31-vjeçar me banim në Spanjë, i konsideruar përgjegjës për vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar dhe plagosjen e një italiani në parkimin e një qendre tregtare mbrëmjen e 2 korrikut 2021.