Policia e Hondurasit ka arrestuar ish-presidentin Juan Orlando Hernandez, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij. Hernandez u arrestua tre javë, pasi braktisi funksionin e presidentit pas më shumë se një viti akuza nga gjykata amerikane, për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Ai u largua nga shtëpia i rrethuar nga policia me pranga në duar dhe jelek antiplumb. Mw pas u fut në veturën e policisë dhe u nis për në stacionin e policisë. Një helikopter i policisë qëndronte në gjendje gatishmërie.