Ka shkuar në pesë numri i personave të arrestuar si rezultat i operacionit “Shtegtimi”. Këtë të shtunë ka rënë në në pranga dhe një 18-vjeçar me inicialet O.Gj., i cili, ishte i përfshirë në skemën e përfitimit nga situata e pandemisë. Këta persona siguronin test COVID fals, për personat që donin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian, duke përfituar 600 euro për person.