60 persona kanë humbur jetën nga kolerja në shttein Katsina të Nigerisë në Afrikën Perëndimore. Yakubu Danja, komisioneri Shtetëror i Shëndetit i shtetit Katsina, gjatë një deklarate të bërë për media u shpreh se epidemia e kolerës ka filluar të kërcënojë shtetin e Katsina-s. “Në vend, 1.400 persona janë diagnostikuar me kolerë, kurse 60 tjerë kanë vdekur nga epidemia”, tha Danja. Ky I fundit I bëri thirje banorëve të rajonit të marrin masa paraprake kundër epidemisë, ndërsa theksoi se ilacet dhe furnizmet e nevojshme mjekësore janë dërgur menjëherë në rajon për trajtimin e pacientëve që kanë shfaqur këtë lloj diagnoze.