Gjykata Penale në Shkup dënoi me gjashtë vjet e gjysmë burg ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për organizimin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit të vitit 2017. Për të njëjtën vepër, gjykata dënoi me nga gjashtë vjet e tre muaj burg edhe Mile Janakievskin, ish-ministër i Transportit dhe Spiro Ristovskin, ish ministër i Arsimit në qeverinë e Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, ish-drejtori i Shërbimit Sekret, Vladimir Atanasovski u dënua me 6 vjet burgim.