Mediat Italiane kanë ngritur alarmin të hënën se luftëanijet ruse kanë hyrë në Mesdhe, duke iu kaluar pranë brigjeve të vendit fqinj. Gjashtë anije luftarake ruse hynë sot në Detin Mesdhe dhe mund të shkojnë drejt Detit të Zi në orët e ardhshme, sipas raportimeve të mediave në Itali. Anijet nga Flota Veriore e Marinës Ruse, u panë nga një anije patrullimi në det të hapur duke hyrë në Mesdheun Qendror përmes ngushticës së Gjibraltarit.