Top News- 58 vatra zjarri në 24 orë/ Vetëm një ende aktive, dhjetëra hektarë të djegura
29/06/2025 11:24

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 58 vatra zjarri në mbarë vendin, prej të cilave vetëm një vijon të jetë ende aktive. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata është menaxhuar në mënyrë intensive nga strukturat përkatëse, duke bërë të mundur neutralizimin e pothuajse të gjitha vatrave në kohë të shpejtë. Në qarkun e Lezhës janë regjistruar 8 vatra, të gjitha të shuar me sukses, vetëm njërit në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë. Zjarri ka përfshirë një zonë pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Në terren ndodhen katër mjete zjarrfikëse, forcat operacionale dhe banorët e zonës, të cilët punuan për izolimin e vatrës rreth orës 05:45 të mëngjesit. Megjithatë, për shkak të erës, trungjet e djegura riaktivizohen herë pas here, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme. Në qarqet e tjera, situata paraqitet më e qetë. Të gjitha vatrat në Berat Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë shuar. Në qarkun e Tiranës u raportuan 12 vatra, përfshirë një incident në shtëpinë e fëmijëve "Zyber Hallulli", ku zjarri u neutralizua brenda pak minutave pa pasoja në njerëz, por me dëme materiale. Në total, për shkak të zjarreve janë djegur rreth 32 hektarë me bimësi, lis, arra dhe ullinj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis dhe ekonomi. Për përballimin e situatës u angazhuan 85 automjete zjarrfikëse, 557 efektivë të shërbimeve emergjente, një automjet zjarrfikës me pesë efektivë nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12
Top Channel/ Tensionet në protestë, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
18/10 22:04
Top Channel/ Sulmuan me molotovë dhe fshihen në PD, momenti kur policia hedh gaz lotsjellës
18/10 21:59
Top Channel/ Tension në selinë e PD/Ambulanca pranë selisë blu për t’i ardhur në ndihmë protestuesve
18/10 21:40
Top Channel/ Revolta në Tiranë, dhunë dhe gaz/ Policia nis shoqërimet
18/10 21:37
Top Channel/ Tensione te Ministria e Brendshme, policia shoqëron disa protestues
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje të forta në bulevard. Protestuesit hedhin gurë e molotovë, përgjigjet policia
18/10 21:36
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Bulevard, hidhen gurë drejt efektivëve
18/10 21:25
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/ Gaz lotsjellës në selinë e PD-së, protestuesit strehohen te demokratët
18/10 21:24
Top Channel/Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së,policia i merr para me gaz,TCH siguron pamjet
18/10 21:15
Top Channel/ Forca të shumta policie në terren, një kosh mbeturinash në flakë
18/10 20:47
Top Channel/ Përplasje në protestë, sulmohet një bankë e nivelit të dytë
18/10 20:44
Top Channel/ Përplasje te rr.Bardhyl, protestuesit sulmojnë makinën e policisë dhe një ambulancë
18/10 20:28