Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni, po shfrytëzon edhe marrëdhënien e tij me të dashurën, 53 vite më të re, në mediat sociale, në një ofensivë finale joshjeje për presidencën italiane. 85 vjecari Berluskoni, në dukje i pacënueshëm nga problemet shëndetësore, skandalet seksuale dhe mosha e shkuar, postoi një foto në Facebook në të cilën ai sheh në sy, me adhurim, të dashurën e tij 32 vjecare, Marta Fascina, një deputete e partisë së tij Forza Italia.